Policia ka evakuuar mbrëmjen e sotme sheshin e këmbësorëve “The Place de la République” në kryeqytetin francez Paris, pas alarmit për bombë në një makinë të parkuar aty pranë.

Fotografitë e publikuara tregojnë efektivë police që kanë rrethuar një makinë jashtë një hoteli luksoz “Crowne Plaza”.

Franca është goditur në vitet e fundit, nga sulme të përgjakshme terroriste.