Pas ngjarjes ku policia britanike hapi zjarr dhe vrau një person që tentoi të futet në Parlament, mes raportimeve se një automjet është përplasur me këmbësorë në urën “Westminster”, një pako e dyshimtë është gjetur në një automjet pranë Parlamentit.

Një skuadër antieksploziv ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa një numër i madhe forcash policore janë të vendosura pranë Parlamentit.

Policia ka ndaluar edhe evakuimin e personave, të cilët gjenden brenda në Parlament, pasi zbulimit të pakos së dyshimtë.

Ndërkohë në ngjarjen e ndodhur pak më herët, mediat britanike raportojnë se agresori me thikë, i përshkruar si një aziatik rreth të 40-ave, arriti të futej në kopshtin e Parlamentit dhe ka gjuajtur me thikë një oficer policie, përpara se të qëllohej për vdekje. Oficeri, sipas një gazetari të huaj që raporton përmes “Twitter”-it, dyshohet të ketë humbur jetën, pasi trupi i tij është mbuluar.

Dy persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 10 persona thuhet se janë goditur me automjet “4×4” në urën “Westminster”, që raportohet se drejtohej drejt turmës së këmbësorëve dhe çiklistëve. Tri trupa dukeshin qartë të shtrirë jashtë Parlamentit, ndërsa ndërtesa është rrethuar dhe mbyllur me urgjencë.