Në të gjitha komunat e Shkupit mbrëmë ndotja e ajrit ishte në nivel shumë të lartë. Stacionet matëse tregojnë se koncentrimet e PM 10 grimcave gjatë natës kanë tejkaluar 100 mikrogramë dhe kanë arritur edhe deri në 400 mikrogramë në një metër kub. Në Karposh, Lisiçe dhe në Rektorat koncentrimet e PM10 grimcvave nga ora 8:00 deri në orën 14:00 kanë lëvizur rreth kufirit të lejuar maksimal prej 50 mikrogramë në një metër kub, pas çka fillojnë të rriten. Në Qendër, mbrëmë nga ora 20:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm koncentrimet janë mbi 100 mikrogramë me ç’rast ajri më i ndotur ka qenë në orën 20:00, 22:00 dhe në 05:00 të mëngjesit, përcjell Fol.

Në Gazi Babë, koncentrime të larta janë regjistruar nga ora 18:00 e deri në mëngjes deri në matjet e fundit në orën 08:00. Më i ndotur ka qenë ajri në orën 19:00 me 200 mikrogramë dhe 192 mikrogramë në orën 20:00. Në stacionin matës në Karposh, ajri më i ndotur ka qenë nga ora 18:00 deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, ku nga ora 20:00 deri në orën 22:00 janë vërejtur koncentrime më të larta në këtë stacion matës të cilat lëvizin mbi 200 mikrogramë. Ajri më i ndotur ka qenë në orën 20:00 dhe 21.00 me 235 mikrogramë, gjegjësisht 240 mikrogramë në një metër kub PM10 grimca. Mbrëmë ajri më i ndotur ka qenë në Lisiçe. Janë regjistruar koncentrime prej 405 mikrogramëve në një metër kub në orën 23:00. Ajri i ndotur në Lisiçe sipas matjeve në vazhdimësi ishin prej mbrëmë nga ora 17:00 deri në orën 08:00 të mëngjesit.

Nga ora 18.00 e deri në mëngjesin e sotëm, ajri i ndotur është edhe në Rektorat. Koncentrimet kanë lëvizur prej 124 deri në 310 mikrogramë në metër kub. Në Shkup prej sot si pjesë e masave për zvogëlimin e ndotjes së ajrit fillon aksioni për pastrimin e rrugëve, ndërsa nga fundjava ka autobusë falas deri në Vodno të Mesme dhe ndalesë për automjete në Vodno. Ajri i ndotur ka qenë edhe në Manastir me koncentrime më të larta të regjistruara prej 325 mikrogramë në metër kub, Tetovë me 375 mikrogramë, Kavadar me 416 mikrogramë dhe Kumanovë me 391 mikrogramë në metër kub. /Fol/