Albërie Hadërgjonaj ka qenë mysafire në emisionin n’Kosovë Show, ku ka folur për jetën private dhe karrierën.

 

Këngëtarja ka thënë se është mbi dy dekada e gjysmë në skenë, meqenëse e do shumë muzikën dhe se do të vazhdojë të merret me të. 

Nikoqiri e ka pyetur edhe për faqet e thashethemeve që e përfolin gjoksin e saj, ‘gjyshja më seksi’ është shprehur se mediat po i zmadhojnë paksa gjërat.

Në pyetjen se a do të martohet ndonjëherë, gjyshja më seksi shqiptare ka deklaruar që nuk e ka njëherë në plan, përkundër ofertave të mëdha që merr, madje edhe nga djemtë e rinj.

Intervistën e plotë të Albëries mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme.