Albërie Hadërgjonaj gjithnjë është dalluar për sinqeritetin dhe spontanitetin e saj. 

Prej disa javësh ne e ndjekim  si anëtare të jurisë në spektaklin e imitimeve “Your Face Sounds Familiar”.

Keni menduar përse Albëria nuk është shfaqur së fundmi në intervista? Ka një arsye dhe për këtë përgjigjen e ka dhënë vetë ajo sot gjatë spektaklit “live” në “Tv Klan”.

Albëria nuk pranon të japë intervista për asnjë falas. Kjo pasi, ashtu siç ajo u shpreh, është artiste dhe ka investuar gjatë për karrierën e saj, ndaj dhe një intervistë me të, por edhe me artistë të tjerë, duhet të paguhet.

“Unë kushtoj, duhet të më paguajnë për intervista”,- është shprehur këngëtarja.