Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i shoqëruar nga Sekretari gjeneral Arben Taravari dhe Kryetari i FRASH-it Omer Ajdini sot kanë udhëtuar drejt Prishtinës për të mbështetur marrshin “Drejtësi për Astritin”

Albin Kurti dhe Ziadin Sela në ballë të marrshit bashkë me shumë pjesmarrës të tjerë sot nga Prishtina kërkojnë zbardhjen e rastit të vrasjes së Astrit Deharit i cili humbi jetën në mënyrë misterioze në burg.