Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se sot deputetët shfrytëzuan mundësinë që t’ua kthejnë qytetarëve mundësinë e zgjedhjes.

“U bë mirë që me votim unanim u shpërnda kjo legjislaturë dhe u hap rruga për qeveri të mirë”, ka thënë Kurti nga holli i Kuvendit, njofton Klan Kosova.

Ai ka theksuar se qeveria e ardhshme – të cilën pretendon se do ta udhëheq Vetëvendosje, nuk do të merret me vendime të mëdha, por me punë të mëdha.

“Nuk do të merren vendime të mëdha si rasti i demarkacionit të Murat Mehës në këmbim të liberalizimit të vizave që nuk erdhi, por me punë të mëdha, do të ketë prokurorë të guximshëm, arsim cilësor, shëndetësi…Kemi shumë pune të mëdha, por kurrë vendime të mëdha”.

“Topriopritet është luftimi i krimit dhe korrupsionit”.

Sa i përket mundësisë së bashkëpunimit me LDK-në, Kurti ka thënë: “Jemi në një proces me vullnet të mirë për kurorëzimin e të cilit jam optismit”.