Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti është zgjedhur politikani model në një hulumtim të kryer me të rinj nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), kurse Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës është gruaja e vetme që ka hyrë në top 6 politikanët model të Kosovës.

Nga hulumtimi i KDI, me opinionin publik, në mesin e votuesve të rinj, Osmani ka marrë 7.4 për qind të votave.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka kryer hulumtimin e dytë të opinionit publik në mesin e votuesve të rinj nga mosha 18 deri 22 vjeçare lidhur me sjelljet, qëndrimet dhe preferencat e tyre politike.

Të rinjve u është kërkuar që të japin një emër se kush sipas mendimit të tyre është politikan model për ta dhe në bazë të përgjigjeve të anketuarve kemi fituar këtë renditje:

Albin Kurti, 13.7%
Ramush Haradinaj, 7.8%
Vjosa Osmani, 7.4%
Shpend Ahmeti, 7.3%
Hashim Thaçi, 7%
Kadri Veseli, 5.8%

Janë 25.2% e të anketuarve që kanë thënë se nuk kanë ndonjë politikan model. Është edhe një numër tjetër i personaliteteve që të rinjtë i kanë deklaruar, mirëpo në përqindje të vogël. /Telegrafi/