Sindikatat e punëtorëve në Kosovë kanë kërkuar kushte për punë
Politika ua ka ndarë rrugët Albin Kurtit dhe Visar Imerit. Por ata i bashkon protesta dhe kërkesat e punëtorëve, raporton T7.
Kërekesat e punëtorëve në Kosovë janë të shumta, por pjesmarrja në protestë ishte e vogël.
Sido që të jetë mesazhi u dha.
Aq e madhe është lista e kërkesave për punëtorëve saqë përmendja e tyre kërkon forcë më të madhe.Shukrije Rexhepi nuk kishte problem në artikulimin e kërkesave të grave punëtore e që nuk lidhen vetëm me kushtet e punës.
Në Kosovë shkelen shumë të drejtat e puëntorëve, por pak nga ta kanë guximin të lajmrojnë ato.
E për t’i nxitur ata, Abdullah Hyseni nga Sindikata e KEDS-it, protestoi në këtë formë.
Në ditën e punëtorëve u kujtuan edhe ata që kanë vdekur në vendin e punës.
Organizata e “BThW”, përmes kësaj performance ngriti edhe një herë këtë shqetësim.
Derisa të tjerët protestojnë për kushtet e në vendet e punës, të verbërit kërkojnë një vend pune që u mungon.
Megjithëse, 1 maji shënohet si ditë pushimi në Kosovë, kjo nuk vlenw pwr punëtorët e Hortikulturës.