Albon Xhemaili dhe Këshillarët e Aleancës me Besë sot ishin në hapësirat e Ndërmarjes së Ujësjellësit “Ali Munishi” ku nënshkruajtën një deklaratë bashkë me drektorin e kësaj ndërmarje, Imer Elmazi, se këshilli komunal do të jetë në shërbim të kësaj ndërmarje dhe se do të angazhohen që ky ujësjellës të vazhdoj të menaxhohet nga kjo ndërmarje. “Është një ndërmarje e suksesshme, e menaxhuar na mënyrë të shkëlqyer për dallim nga ndërmarrja të cilën deri më tani e ka menaxhuar komuna, por edhe nga ujësjellësat të cilat deri më tani I ka menaxhuar komuna. Andaj, ne si ekip nuk do prekim në projektet dhe menaxhmenti I suksesshëm, por përkundrazi do ti ndihmojm dhe stimulojm këto projekte, pavarësisht cilës lëmijë ato I takojnë”, deklaroj kandidati për Kryetar Komune I ASH, z. Albon Xhemaili.