Në një informatë për media, Kryetari i Komunës Albon Xhemaili, ka informuar opinionin, për neglizhencën dhe diskriminim që pushteti qëndror po i bën Komunës së Bogovinës.
Xhemaili thot se kjo ka gjetur Komunën në gjendje të vështirë finansiare, duke trashiguar borxhe të mëdha. Edhe pse Kryetari Xhemaili ka gjetur forma për ti shlyer borxhet e trashiguar, për ta debllokuar Komunën e Bogovinës dhe për ta bërë funksionale për banorët e saj, ai ka shprehur keqardhje qe Pushteti Qëndror nuk ka treguar asnje gadishmëri për ti dalë në ndihmë.
Kryetari Xhemaili, pohoi se bllokadat e ndryshme financiare, e pengojnë Komunën e Bogovinës, për të konkuruar në projekte dhe fonde të ndryshme, institucionale si nëpër projekte te inicuara nga drejtori shtetërore, ministri madje edhe fonde dhe projekte te ndryshme jashta Maqedonise.
Nëpërmjet kësaj informate për shtyp Kryetari i Komunës Albon Xhemaili, njofton opinionin për vec se e ka informuar për gjendjen e rëndë të trashiguar finansiare Kryeministrin e RM Z. Zoran Zaevin, ai ka kërkuar që Qeveria ti ndihmojë Komunës se Bogovinës, për ta tejkaluar këtë bllokadë, që pamundëson funksionimin e Komunës në shërbim të banorëve të Komunës së Bogovinës, gjithashtu në të njejtën mënyre Kryetari Xhemaili ka kërkuar mbështetje edhe nga Ambasadat e rëndësishme në vend për të ndikuar tek Qeveria e RM, për ta ndihmuar Komunën e Bogovinës.