Ziadin Sela iAleancës për Shqiptarët  sonte  emisionin debativ Click Plus të Tv 21 ka deklaruar se Aleanca për Shqiptarët  edhe pse ka fituar vetëm tre deputetë, është fitues moral pasi ka imponuar politikbërje ndryshe për shqiptarët e Maqedonisë siç është njohur deri më tani. Sela ka deklaruar se kriza politike duhet shfrytëzuar për të kushtëzuar partitë maqedonase për të arritur barazi të plotë mes dy bashkësive më të mëdha etnike në vend.

Sela gjithashtu deklaroi se Aleanca ka qenë promotor i tryezës së përbashkët të partive shqiptare, të cilat para zgjedhjeve duhet të garojnë mes vete, ndërsa pas zgjedhjeve partia që do të fitojë më tepër vota të udhëheq procesin e avansimit të drejtave të shqiptarëve në vend./FAKTE.Net