Sipas të përditshmës “Dnevnik” e cila thirret në burime brendapartiake, në takimin e parë mes partive parlamentare shqiptare BDI dhe përfaqësuesve të Alencës për Shqiptarët, Aleanca i ka paraqitur pesë pikat kusht për të përkrahur qeverinë e ardhshme,  Sipas “Dnevnik”, Aleanca insiston që para se të votohet qeveria, të miratohet ligj për gjuhën shqipe me të cilin ajo do të zyrtarizohej në tërë teritorin e Maqedonisë. Përveç këtij kushti, Aleanca ka paraqitur edhe vazhdimin e mandatit të PSP-së; implementimi i vërejtjeve të Pribesë; shpërndarje të barabartë të buxhetit dhe barazi ekonomike; vendimmarrje konsenzuale për të gjitha çështjet e rëndësishme.

Edhe përskaj të gjitha tentativave, Lëvizja Besa refuzon të ulet në të njejtën tavolinë me partitë tjera shqiptare./FAKTE.Net