Të dhënat zyrtare të votimit nga konstituimi i parlanentit të Maqedonisë theksuan se për mandatin e të akuzuarit të Hagës për krime lufte Johan Tarçullovski votuan 115 deputet nga 118 prezent, ku 110 deputet votuan pro, 5 të përmbajtur dhe 3 nuk votuan fare. Sipas këtij informacioni burime pranë parlamentit për Aktpress pohuan se 3 deputetët e Aleancës : Vesel Memedi, Ziadin Sela dhe Syria Rashidi nuk votuan mandatin e Tarçullovskit duke respektuar votat e shqiptarëve nga fillimi i punimeve në këtë institucion të rëndësishëm.

Deputetët e Aleancës për shqiptarët Vesel Memedi, Ziadin Sela dhe Syrija Rashidi në seancën e parë konstituive të Kuvendit të Maqedonisë bojkotuan himnin duke mos qenë prezent gjatë intonimit të himnit maqedonas.

Ato u kthyen në Kuvend pas përfundimit të himnit të Maqedonisë.

Përndryshe nga PDSH mungojnë deputetët, ndërsa deputetët e Besës u ngritën në këmbë për himnin nacional Maqedonas