Aleanca për Shqiptarët reagon dhe dënon ashpër sulmin ndaj nxënësve shqiptar në Kumanovë me ç’rast gjatë mbrojtjes së nxënësve shqiptar ka pësuar lëndim arsimtari i tyre.

Nëse në gjithë botën sporti paraqet ambasadorin e një kombi dhe se ata që merren me sport janë më të privilegjuarit e një vendi ndërsa në Maqedoni të merresh me sport çdo herë paraqet një rrezik dhe se sportistët shqiptar qofshin të rritur apo fëmijë çdo herë janë nën rrezikun e sulmeve nga huliganët .

Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje ministrisë së punëve të brendshme që sa më shpejtë të zbardh rastin dhe fajtorët të japin llogari para organeve të drejtësisë .
Gjithashtu bëjmë thirrje për ruajtjen e gjakftohtësisë në këto situata të turbullta në të cilën ndodhet vendi për momentin sepse mund ti shërbejnë skenaristëve për destabilizimit e vendit .