Aleanca për Shqiptarët nuk do të marr pjesë në përbërjen e qeverisë së re, nëse mandator është Nikolla Gruevski, i dyshuari i Prokurorisë Speciale Publike, është kategorik Zulfi Adili nga Uniteti, partia e cila është pjesë e Aleancës për Shqiptarët.

Adili për Fokus vërtetoi se UNITETI nuk do të ndryshoje qëndrimin e vendosur edhe në Platformën që e përkrahën partitë e shqiptarëve që është bazë për bisedime për formimin e qeverisë së re.

Vesel Memedi, lider i RDK-së, partia e cila gjithashtu është pjesë e Aleancës së Shqiptarëve, theksoi se për to më me rëndësi është Platforma.
“Më me rëndësi për ne është platforma. Ata që janë të dyshuar do të përgjigjen para ligjit. Hapësirë për devijime nuk do të ketë, në platformë në mënyrë decime është përmendur se cilat janë kërkesat tona për punën e PSP-së”, theksoi Memedi.