Kohëve të fundit u plasuan një numër i madh dezinformatash dhe akuza në ëmër të Aleancës për Shqiptarë si rrjedhojë e takimit mes liderëve shqiptar.

Aleanca për Shqiptarët dhe liderët e saj, edhe gjatë fushatës e kanë nënvizuar se marrëveshja mes subjekteve politike shqiptare për ti unifikuar kërkesat ndaj palës tjetër duhet kuptuar si obligim dhe detyrim për të gjithë faktorët politik shqiptarë. Aleanca për shqiptarët vazhdimisht edhe para zgjedhjeve ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të bashkëpunuar me subjeketet politike opozitare.

Këtë e kemi argumentuar në të gjitha paraqitjet tona televizive dhe gjatë fushatës. Kemi numëruar shumë argumente, duke filluar nga takimi ynë i përbashkët në Prishtinë, e deri tek pjesmarrja jonë në protestën e 9 Majit që e organizoi Lëvizja Besa, pra ne gjithmnonë kemi treguar gadishmëri për të unifikuar spektrin e përbashkët shqiptar opozitar.

Akuzat e fundit, lidhur me takimin e liderëve të Aleancës dhe liderin e BDI, dikush mundohet ti përdor si alibi politik për mos pjesmarrjen e tyre në truezën e përbashkët. Diksuh nuk don që pala shqiptare dhe votuesit shqiptarë të jënë të unifikuar për të parashtruar kushte palës maqednase kush do qoftë ajo.

Aleanca për shqiptarët, ju bën thirrje edhe oponentëve politik, që ti evitojnë shpekulimet dhe shpifjet për gjoja ndonjë koalicion të mundshëm qeveritar, duke përdorur portale informative, gazetar, dhe kryeredaktor për të atakuar pamëshirmshëm ndaj një takimi i cili ishte transparent për mediat dhe shqiptarët.

Ju bëjmë thirrje edhe eksponentëve politik të Lëvizjes BESA të cilët nëpërmjet mekanizmave të tyre po shpifin lajme dhe dezinformata, që në mënyrë transparentë të takohemi në ndonjë debat televiziv, për ti qartësuar këto dilema dhe për tju dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë akuzavë të tyrë që i plasojnë nëpërmjet portaleve që i kontrollojnë ata.

Poashtu i pyesim publikisht, cila është arsyea e vërtetë e mos bashkëpunimit tuaj me subjektet tjera politike për kërkesat e shqiptarëve? Aleanca për Shqiptarët, e njofton të gjithë opinionin publik se nuk është pjesë e asnjë marrëveshjeje dhe bisedimeve për formatizimin Qeverisë së Maqedonisë.

Aleanca për Shqiptarët nuk leviz asnjë millimeter nga përcaktimet programore të platformës së saj dhe është e pakompromis në kushtet e sajë të cilat e ka bërë publike opinionin.

Mbetemi fuqishëm në orientimet tona politike dhe programore, për barazi të plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve në të gjitha nivelet, funksionimin e e shtetit dhe të drejtës, si dhe ndëshkimin politik dhe juridik të të gjithë aktorëve politik të inkriminuar kushdo qofshin ato, shqiptar apo maqedonas të pozitës apo të opozitës.