Koalicioni Aleanca për Shqiptarët sonte ka mbajtur tubimin qendror në sheshin Skënderbeu në Shkup ku kishte një numër shumë të madh të të pranishmëve, aktivistëve, simlatizantëve dhe gjithë atyre që duan ndryshimin dhe Aleancën për Shqiptarët e shohin si mundësi për ta ndryshuar gjendjen e shqiptarëve të Maqedonisë.

Numri i madh i qytetarëve që vërshuan Shkupin dëshmon edhe një herë se shqiptarëve nuk u bëjnë përshtypje as kërcnimet, as shantazhimet, as paratë e as të mirat tjera materiale kur është në pyetje dëshira e madhe për ti ndryshuar gjërat.

Para të pranishmëve u drejtuan bartësit e listave të 4 njësive zgjedhore si dhe 3 liderët e partive të Aleancës për Shqiptarët Vesel Mehmedi ,Gëzim Ostreni dhe Ziadin Sela.

Po e shoh se letrat që ua ka dërguar Ali Ahmeti në shtëpi nuk kanë bërë përshtypje aspak dhe se ne së bashku të gjithë ato letra do ja kthejmë me 11 dhjetor me një 7 fytyrës , tha mes tjerash kryetari dhe bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 6 Ziadin Sela.

shkup

tubimi