Sonte koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” ka mbyllur fushatën parazgjedhore me një tubim falemenderues në qytetin e Gostiarit, ku mesazhi i tre liderëve të këtij koalicioni ka qenë falënderimi i simpatizantëve përgjatë këtyre 20 ditë fushatë parazgjedhore. Në tubimin falemnderues të Alencës për Shqiptarët ishin prezent kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela, kryetari i RDK-së Vesel Memedi dhe kryetari i Unitetit Gëzim Ostreni, të cilët përçuan mesazhin e qartë se me 11 dhjetor do të vijë ndryshimi për shqiptarët në Maqedoni duke votuar me dinjitet dhe qytetari.

Po i afrohet fundi regjimit, dita e gjykimit po afron, pas dy ditësh ky pushtet do të bjerë. Ju ftoj që me 11 dhjetor të dilni masovikisht të votoni që bashkërisht ta sjellim ndryshimin”, tha kreu i Unitetit Gëzim Ostreni.

“Ju faleminderit gostivaras për mbështetjen, ju faliminderit që gjatë gjithë kohës ishit prezent, na mbështetët, e këtë mbështetje presim prej jush edhe të dielën”, u shpreh në fjalimin e tij lideri i RDK-së, Vesel Memedi.

Ju na mbështetët dhe po vazhdoni me bështetje, ju rezistuat dhe pse keni frikë, frikë jo nga pushteti të cilit i vjen fundi, por frikë për të ardhmen tuaj, fëmijët tuaj dhe të ardhmen tonë të përbashkët. Ne nuk kemi para të ju mbajmë me autobusë, as të reklamohemi nëpër televizione, por ju sërisht ishit me ne. Faleminderit nga Struga deri në Kumanovë. Ndryshimin e keni në dorë, nëse doni të ndodh, të dielën në mënyrë të qetë dilni votoni opcionin e vërtetë, Alencën për Shqiptarët”, tha gjatë fjalimit të tij falemenderues lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

Ndërsa, në fjalimin e tij Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor të “Aleanca për Shqiptarët”, mjeku i njohur Arben Taraveri, në mënyrë qytetare kërkoi votën e gostivarasve me 11 dhjetor dhe porositi që të gjithë të dalin sa më masovikisht të votojnë pa frikën e askujt dhe mos bien preh e askujt.

Krerët e “Aleancës për Shqiptarët” gjithashtu dhanë mesazhin e tyre të përbashkët, se këto pak orë të mbetura deri në ditën e votimit dera e tyre për t’i përkrahur platformën politike do jetë hapur për të gjithë ata që dëshirojnë t’u bashkangjiten, deri në jetësimin në praktikë të platformës politike të “Aleancës për Shqiptarët”.