Të mbështetur politikisht nga Dega e Aleancës në Kërçovë përmes Këshilltarëve Komunal në Këshillin Komunal të Kërçovës Aleanca për Shqiptarët ka parashtruar iniciativ konkrete me të cilën propozojnë që të kthehet busti i Heroit Kombtarë Gj.Kastriot Skenderbeut në Kalanë e Kërçovës sepse aty ka qenë para shtatë dekadave..

Këshilltari Dr. Genc Selmani në profilin e tij në Fb shkruan:

Pas kërkesave permanente dhe nje realiteti të mohuar për 7 dekada e gjysëm ndaj komunitetit shumicë në Komunën e Kërçovës dhe  ndaj figurës unikale mbarkontinentale të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit –Skënderbeut,ne si Aleancë për Shqiptarët dega Kërçov kemi deleguar një kërkes për rikthimin e bustit të Skenderbeut aty ku ka qen në Kalan e Kërçovës duke aluduar në ndertimin e një shoqerie ashtu si është edhe në Nju Jork,Londër,Melburnë,Romë,Buenos Aires,dhe shumë kryeqendra tjera botërore shpresojm se institucionet gjegjëse do të dinë dhe guxojn ashtu siq kemi bër NE në vazhdimësi.