Aleanca për Shqiptarët ngadalë po përmbyll kandidaturat për kryetarë komune për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 15 tetor, transmeton Zhurnal.mk

Kështu, sipas njoftimit të lëshuar nga ASH pas mbledhjes së mbajtur në kuvendin e degës së tyre në Zhelinë, është caktuar që në garë të futet me Reshat Aliun.

“Të nderuar qytetarë, simpantizant dhe aktivistë të Aleanca për Shqiptaret dega Zhelinë, ju njoftoj që kuvendi i degës së ASH Zhelinë në mbledhjen e mbajtur sonte ora 18:00 në menyrë unanime zgjodhi për kandidatin për kryetar komune dr.Reshat Aliu, dhe listën për këshilltar komunal” thuhet në komunikatën e lëshuar për media të ASH-së.