Aleanca për Shqiptarët: përkrahim protestën e së premtes, ndotja e ajrit është një gjenocid që po u bëhet gjeneratave të reja, përgjegjësi ka edhe kryetarja e komunës së Tetovës!

Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur ot një konferencë t ëpërbashkët për media përmes së cilës iu dha përkrahje protestave të paralajmëruara për ditën e premte kundër ndotjes së ajrit në Tetovë. Ekipi i departamenteve të shëndetësisë nga të dyja partitë LR PDSH dhe RDK si dhe dy kryetarët e degëve të Tetovës Arif Selami dhe Binas Pajaziti thanë që gjendja e ajrit në Tetovë është në kuota jashtë normales dhe kërkuan përkrahje prej simpatizantëve dhe gjithë anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët për protestën e së premtes.
“Nëpërmes kësaj konference të përbashkët, Aleanca për shqiptarët vlerëson se gjendja apokaliptike e ndotjes së ajrit në Tetovë nga ana e Jugohromit kërkon reagimin më të ashpër të të gjith njerëzve të vullnetit të mirë pavarsisht proviniencës politike sepse dëmtimi i shëndetit nuk njeh ngjyrim politik”, tha Fadil Mehmeti, nga Departamenti i Shëndetësisë të RDK-së, ndërkaq Agron Palloshi nga departamenti i Shëndetësisë të LR-PDSH tha se Aleanca fuqishëm do të mbështes protestën e paralajmëruar për të premten nga Eco Guerila.

Kryetari i degës së Tetovës Arif Selami tha se as kryetarja e komunës së Tetovës nuk duhet të amnestohet nga kjo gjendje e rëndë me ajrin e ndotur në Tetovë. Duke parafrazuar disa Ligje, Selami tha se edhe kryetarja e komunës dhe kryetari I këshillit komunal duhet të bartin përgjegjësi dhe të përkrahin protestën për ajrin.

Kryetari i degës së Tetovës i RDK-së Binas Pajaziti e vlerësoi si gjenocid gjendjen e krijuar nga ajri i ndotur, sepse sipas tij , ky është një shkatërim i madh i brezave që vijnë i fëmijëve tanë, prandaj bëri thirrje te të gjitha përkrahësit ë Aleancës për Shqiptarët që të premten të dalin masovikisht në protest për të parandaluar këtë gjenocid

aleanca arifaleanca binasaleanca