Departamenti i Shëndetësisë është thellë i indinjuar dhe i habitur nga takimi i djeshëm me rastin e Ditës së Pamvarësisë që u mbajt në Kampusin e Klinikave Universitare “Nëna Tereza” në Shkup.
Ishte edhe një rast që vërteton politizimin e skajshëm të çdo pore në shëndetësinë e sëmurë.

Në këtë eveniment, për herë të parë nuk u ftuan mjekët, bashkëpunëtorët shëndetësorë dhe personeli tjetër që nuk i takon partisë në pushtet, BDI. Ndërsa ishin të ftuar politikanë dhe kandidat për deputetë qe nuk kanë lidhje me profesionin e mjekut dhe kështu na jep të drejtë të konstatojmë se ishte një tubim partiak dhe një keqpërdorim i një feste të shenjtë kombëtare.

Kjo parti definitivisht është e larguar nga rruga e drejtë kombëtare ku për poena të imta politike shkel mbi krejt çka është e shenjtë dhe e vlefshme dhe në vend se të luaj rolin e integrimit brendakombëtar, shkakton përçarje, urrejtje dhe dezintegrim të më të rëndësishmes, intelektit shqiptar në Maqedoni dhe më gjërë.
Nuk mbetet tjetër përveç se në 11 Dhjetor t’i japim fund kësaj politike të gabuar dhe të trasojmë rrugë të re të bashkimit, integrimit dhe profesionalizimit.