Koment i redaksisë

 

ALEANCA për SHQIPTARËT , si duket është perceptim i një numri të madhë të qytetarëve shqiptarë në Maqedoni dhe më gjërë , se është forca politike e cila u etablua në skenën politike me sinqeritetin dhe pastërtinë rrespektibile.

Tre mandatet e kësaj Aleance në zgjedhjet e fundit parlamentare të jashtëzakonshme , jo vetëm se kanë fuqizuar skenën politike, por në fakt do të bëjnë të mundur etablimin e shtyllave të platformës së Aleancës . Dhe shih nga rezultati që doli nga këto zgjedhje , ashtu si mandatet tjera të opozitës edhe mandatet e aleancës do të kenë fuqinë të determinojnë postulatet e barazisë së shqiptarëve në formën legale ,legjitime dhe demokratike.

Dhe krejt në fund, sipas prononcimit të liderit të LR-Pdsh-së Ziadin Sela si bartës i kësaj Aleance dhe kuptohet dhe qëndrimit të liderëve të Unitetit dhe Rdk-së që përbëjnë ate, ALEANCA për Shqiptarët në këtë konstalacion të rezultateve nuk do të sillet si pirat që kushtëzon udhëtarët e anijes që po fundoset në mes të detit, por do të sillet me dinjitet dhe transparencën më të madhe ndaj votuesëve dhe shqiptarëve këtu për brazinë e tyre.

Format dhe rrugët janë të nduarnduarshme, por për Alenacën pa hezitim se ruga e vetme është BARAZIA e shqiptarëve, sundimi i së drejtës, funksionimi i PSP, formimi i dikasterit special të gjyqësorit, dekriminalizimi i politikës dhe zhvillimi i DEMOKRACISË në vend .

Pra mandtet e Aleancës tani për tani janë PUKI- i deshifrimit të devijimeve nga përcaktimet programore të subjekteve politike në Maqedoni .

© fol.mk