Në qoftë se informacionet e publikuara në mediat e vendit, për parashikim mjetesh në Buxhetin e shtetit, rreth financimit të një filmi për ngjarjet e Liqenit të Smillkovës janë të vërteta, atëherë e dënojmë ashpër këtë akt. Realizimi i një projekti të tillë para se të zbardhet e vërteta, paraqet provokim ndaj popullit shtetformues shqiptar dhe tentim për të devijuar dhe shtrembëruar të vërtetën. Rasti në fjalë është i veçantë dhe tepër i ndjeshëm, reagon Aleanca për Shqiptarët.

Prokuroria Speciale Publike dhe njësitë speciale të gjykatave, vazhdojnë të jenë kusht i Aleancës për Shqiptarët e që për detyrë do të kenë edhe zgjidhjen e këtyre rasteve tepër marrëdhëniet ndëretnike, si dhe do te përbënte provokim për rastin në fjalë i cili dyshohet të jetë i montuar dhe i inskenuar.