Aleanca për Shqiptarët  në vazhdimsi  ka mbështetur idenë e bashkëveprimit politik të subjekteve politike shqiptare, duke i unifikuar objektivat programore në një dokument të vetëm si bazament politik  për të ardhmen politike të shqiptarëve të Maqedonisë.

Aleanca për Shqiptaret në gjithë këtë proces ka luajtur rol  vendimtar, konstruktiv dhe parimor . Natyrisht që ne kemi vërejtjet tona por nuk mund të pretendojmë që një dokument i përbashkët i ndërtuar në frymën e konsensusit të përbashkët  të përfshi vetëm Platformën tonë politike.  Kontributi ynë në hartimin  e këtij  dokumenti të përbashkët të Partive politike shqiptare  në Maqedoni ka qenë i domosdoshëm dhe përcaktues në interes të gjithë votuesve shqiptarë,  duke i inkorporuar  edhe  pjesë  të objektivave  programore dhe politike  të Aleancës për Shqiptarët.

Aleanca për Shqiptarët pas debateve dhe analizave të brendshme si dhe konsultimeve me Partitë që e përbëjne Aleancën për Shqiptarët, miratoi Deklaratën e përbashkët të partive politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë.

Klikoni KËTU për të parë Deklaratën e përbashkët të partive politike shqiptare në Maqedoni.