Nuk do të kenë ftyrë që kandidatët e BDI-së të kërkojnë sërish mandate, kur kanë dështuar jo vetëm në nivel komunash, por edhe në pushtetin qëndrorë, tha Ziadin Sela, lideri i Aleancës së Shqiptarëve në tubimin e mbajtur sonte në Saraj. Ai kërkoi nga banorët e kësaj komune që ta denojnë me votë, kandidatin e Bdi-së, Blerim Bexhetin, duke e votuar kandidatin e Aleancës për Sarajin, Ekrem Alija. Kurse kandidati Alija shpalosi projektin për 4 vjetët e ardhshme, si me prioritet renditi punësimin e të rinjëve, pasi që sipas tij, deri më tani janë punësuar vetëm aktiviste partiak dhe familjarë të kryetarit në largim te Sarajit.

Infrastrukturë: probleme me qarkullim, riparimi i rrugëve ekzistuese, ndërtimin e rrugëve të reja, rregullimi i barrierave për gjatë hekurudhës në fshatin Kondovë. Sanimi i rrjetit të ujësjellësit, rregullimi i ndriçimit publik, sigurimin e transportit të nxënësve në fshatin Panicar.

Alija tha se janë në bisedime me Investitor nga Austria dhe Kosova per ta rikthyer në një qendër rekreative Liqenin Artificial TRESKA.