…Aleanca për Shqiptarët do ta bëjë gabimin teknik të parë por edhe thelbësorë për rrugëtimin e saj në skenën politike. Nëse eventualisht APSH-ja do të vendos që të të participojë në pushtetin egzekutiv të koalicionit të ri, përveç mbështetjes me votë për zgjedhjen e qeverisë,atëherë lëshimi i mundësisë dhe i realitetit për tu përfaqësuar me detyrën e Kryeparlamentarit do ta bëjë që Aleanca vetëm të përmbush poret e partnerëve në egzekutiv.

Tre mandatet e Alenacës janë mjaftueshëm kredibile dhe domëthënëse për këtë mazhorancë që me këtë post të të parit midis të parëve të barabartit midis të barabartëve të luante rolin e amortizatorit dhe detektuesit të devijimeve eventuale të partnerit të kapur politik.

Pa kurëfarë kushtëzimesh dhe preputence por realisht konform peshës politike të këtyre tre mandateve, APSH-ja pa efektuimin real të kësaj peshe politike në raport me rezultatin zgjedhorë, do të shfrytëzohet vetëm si ,,KIT,, për mbushjen e plasaritjeve politike dhe të interesave të partnerëve kushtimisht thënë ,,më të mëdhenj,, ndërkaq për shkak të ndërvraësisë ata janë të barabartë .

( q. aliu )