Aleksandar Stojkovski është ushtruesi i ri i detyrës drejtor në Ndërmarrjen Qarkulluese Publike “Shkup” kumtoi Qyteti i Shkupit.

Stojkovski është inxhinier i diplomuar i makinerisë në Fakultetin e Makinerisë në Shkup. Ai ka mbi 20 vite përvojë pune, dhe në pozitën vjen si ish i punësuar i NQP “Shkup”.

“Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska i uron drejtorit të ri punë të suksesshme, që të vazhdojë me strukturën organizative të suksesshme aktuale të NQP -së, të kujdeset për punëtorët dhe të punojë në radhë të parë në shërbim të të gjithë qytetarëve, duke marrë vendime që do të jenë në interes të të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.
Më tej shtohet se NQP “Shkup” do të vazhdojë me të gjitha mjetet dhe resurset në dispozicion për të shërbyer transportin publik në interes të shkupjanëve.