Rrebelët sirianë kanë humbur territorin e tyre të fundit të kontrollit mbi Alepo, ndërkohë që qeveria ka marrë sërish kontroll në pjesën lindore te qytetit.

Pas ngjarjeve të zhvilluara me shpejtësi orët e fundit, është vendosur evakuimi i popullsisë civile dhe të plagosurve, pas një marrëveshjeje armëpushimi, e arritur me ndermjetesimin e Turqise.

Evakuimi i pjesës lindore të Alepos ka nisur me ambulanca dhe autobuzë që kanë nxjerrë jashtë qytetit të sëmurët dhe të plagosurit e shumtë.

Të gjitha mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar gjatë këtyre ditëve pamjet e rënda të civilëve në Alepo, ku mes viktimave të shkaktuara nga sulmet e qeverisë së mbështetur prej rusëve, janë numëruar me qindra gra dhe fëmijë.

Imazhe të fëmijëve të gjakosur, të prindërve që mbanin në duart trupat e pajetë të bijve të tyre dhe pamjet e qytetit historik të shkatërruar kanë bërë këto ditë xhiron e botës, ndërkohë që politikisht i gjithë ky bilanc është konsideruar një masakër.

5 vjet që nga koha e nisjes së konfliktit më shumë se 450 mijë sirianë janë vrarë në luftime, më shumë se 1 milionë janë plagosur dhe 12 milionë sirianë, gjysma e popullsisë së paraluftës kanë lënë vendin.

Në vitin 2011 ajo që u quajt si pranvera arabe, rrëzoi presidentin tunizian Zine El Abidine Ben Ali dhe presidentin egjiptian Hosni Mubarak.

Në mars të po atij viti, protesta paqësore shpërthyen në Siri, pas arrestimit dhe torturimit të 15 djemve që shkruajtën në grafit mbështetjen e tyre për pranverën arabe.

Një nga djemtë, 13 vjeçari Hamza al-Khateeb , u vra pasi u torturua brutalisht.

Qeveria siriane e drejtuar nga presidenti Bashar al-Assad, iu përgjigj protestës duke vrarë qindra nga demonstruesit dhe duke burgosur shumë të tjerë.

Në vitin 2011, dezertorë të ushtrissë njoftuan krijimin e formacionit efectors të ushtrisë siriane, një grup rrebel që synoi të rrëzojë qeverinë duke e futur vendin në luftë civile qe ende vazhdon.