‘’Hije Hirësia e Tij Z. Ali Ahmeti”-
Kështu i ishte drejtuar Ali Ahmetit Imami Ruzhdi Lata, tani në rolin e kryetar Komune i Dibrës, tek e kishte ftuar Ali Ahmetin në foltore që ky pastaj të gjëmonte me enverizmin, mu në zemër të Dibrës .
Përndryshe ‘’Hije Hirësia e Tij/Saj’’ është thirje për Mbretin ose Mbretëreshën! Ali Ahmeti pra, në sytë e Imamit pra është MBRET! Oh, c’perverzitet klasik ky, tipik për këta tipa amorfë për politikë!
Një gjë e dij si dy sytë, Babi im kishte të drejtë tek dëgjoi për herë të parë Ahmetin në Dibër kur ky u shfaq si kërpudha pas shiut në politikë, Babi më tha: ‘’ Adelinë , ilegalistët janë si kameleonët, ndërrojnë bojë sipas vendit! Janë të rrezikshëm, bëjnë natën e t’a këndojnë ditën!’’
Kështu edhe këtë A.Ahmetin nga Lider Politik sot e shndërrojnë në Mbret, sepse Imamit I ndërrohet dioptria kur bëhet nga Hoxhë, Kryetar Komune. Hahahah dhe perverziteti politik i këtyre tipave është vulgar !
Dhe krejt kjo llakërdi të nderuarit e mi, ka të bëjë me nëntokën ilegaliste…me Hijet !!!
Uroj të ndërroni kanal sic bëj unë kahmot, sepse m’i qorruan sytë ! Dua të dëgjoj mencur e të shoh bukur! Kam të zgjedh!

(Postim ne facebook nga Adelina Marku)