Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka dhënë përgjigje se pse nuk ka nevojë që të mbahet një debat midis tij dhe liderit të PDSH-së, Menduh Thaçit, transmeton TetovaSot.

“Nuk është punë e zahmetshme. Nuk është punë që mund të kishin dobi njerëzit prej saj. Mund të ketë kureshtje se si do të paraqiteshin ballë për ballë Thaçi dhe unë, por unë mendoj që nuk do t`i shërbente opinionit për të mësuar diçka.

Mendoj se skena politike është shumë e polarizuar dhe një debat i tillë nuk e di sa do t`i ndihmonte qoftë unifikimit apo ruajtjes së prestigjit të partive tona. Ai debat edhe mund të keqinterpretohet”, deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në Debate zgjedhore./TetovaSot/