img_20161010_164227

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe politikat e këtij subjekti politik në mungesë të ofertave për shqiptarët e Maqedonisë, defokuson situatën dhe krizën politike që e bën më të vështirë, me mosvotimin e dy ligjeve nga Prokuroria Speciale Publik, luan me eshtrat dhe varret e shqiptarëve 15 vite me radhë, duke u premtuar shqiptaëve, jetë të sigurt, liri, gjuhën shqipe zyrtare.
Politikat e BDI-së dhe kryetarit të saj Ali Ahmetit për jetë më të mirë, siguri për të gjithë shqiptarëve dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE janë vetëm disa projekte të dështuara politike, që kërkon me ngulm t’ua shpërlajë kokën shqiptarëve se ky subjekt po pëpiqet të sigurojë jetë dhe kushte më të mira shqiptarëve.
Sot pas kaq viteve kur edhe rrenat i ka harxhuar me anë të një konference për shtyp luan lojën e dyfishtë me eshtrat e shqiptarëve. Ku në oborrin e kryetarit të BDI-së ali Ahmeti janë gjetur mbetje mortore, dhe shumica e njohësve të rrethanave poliitke në vend, daljet e Ahmetit në konferencë për shtyp e konsiderojnë si marketing politik për zgjedhjet e 11 dhjetorit, por që në fakt kjo konferencë u duk më shumë si një blof politik.

© fol.mk