Liderët e dy partive shqiptare Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së gjatë përbërjes së deritanishme parlamentare kanë qenë deputetët me më shumë mungesa në Parlament. Kjo bëhet e ditur në të gjitha raportet e publikuar në kuadër të projektit “deputeti im”.

Ali Ahmeti nga BDI-ja dhe Menduh Thapi nga PDSH-ja, të cilët njëherit janë edhe deputetë, kanë më së shumti mungesa të arsyeshme nga seancat plenare – 28. Në këtë listë janë edhe Hazbi Lika me shumë mungesa, Ermira Mehmeti, Risto Mançev  dhe Amdi Bajram me mungesa rekorde.

Shtrohet dilema se çka ju duhen mandatet e popullit nëse nuk shkojnë në punë? Populli e ka të qartë (INA)