Lideri i BDI-së Ali Ahmeti sot e ka ftuar partinë më të madhe opozitare maqedonase të vazhdojë pjesëmarrjen në grupet e punës pranë Ministrisë së Drejtësisë lidhur me ligjin për Prokurorinë publike me të cilin zgjidhet edhe fati i PSP-së.

“Kishim takime. Apeloj deri te opozita të mos tërhiqet nga dialogu dhe të arrihet pajtueshmëri për të mirën e shtetit”, ka deklaruar Ahmeti, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve gjatë shënimit të 20 vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë në organizim të BDI-së, ku kanë marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani, si dhe kryetari i BFI-së, Reis ul ulema Sulejman Rexhepi.