Pas vitit të Skënderbeut, po na vie viti i Ismail Qemalit, ka shkruar në facebook kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Sipas tij, viti 2019, do të jetë vit i shënimit të 100 vjetorit nga vdekja e arkitetktit të pavarësisë, Ismail Qemali, shkruan Gazeta Lajm.
“100 vite mall, krenari, përkujtim. Lum ne që të patëm.
Burrështetas me plot kuptimin e fjalës, atdhetar, vizionar, idealist, i papërsëritshëm, burrë shteti!
Që nga sot, kur po bëhën 100 vjet nga shuarja e më të madhit të mëvetësisë, të gjitha aktivitet përkujtimore të këtij viti do t’i realizojmë në frymën e shënimit të 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të plakut të urtë të Vlorës, të arkitektit të pavarësisë, Ismail Qemalit.
Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Ahmeti në facebook.