Lideri i BDI-së Ali Ahmeti mbetet i pakontestueshëm në drejtim të partisë. Elektorati i BDI-së dhe struktura partiake vlerësojnë lartë figurën e tij kohezive në parti, aftësinë e tij menaxhuese dhe angazhimin e tij për të drejtuar partinë në drejtim të pritjeve të elektoratit.

Ai mbetet figura emblemë e partisë me urtësinë e tij politike dhe me vizonin që ka vënë në lëvizje në të mirë të shqiptare.

Spekulimet e fundit se lideri i BDI-së do të tërhiqet nga partia janë fjalë boshe pa burime duke keqpërdorur mediat e huaja.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim për TetovaSot thonë se këta janë shpifje ordinere, spekulime anonime dhe tendencioze përpiqen të shfrytëzojnë mjegullnajën e situatës së rëndë politike. Shkrime pa asnjë burim zyrtar nuk meritojnë të komentohen sepse janë shpifje ordinere dhe tekste të porositura për të shkaktuar huti dhe pasiguri.

Nga BDi gjithashtu thonë se  tërheqja e Ali Ahmetit as që vie parasysh dhe as që diskutohet për arsye se Ali Ahmeti nuk është vetëm një Kryetar partie, por edhe lider, komandant, frymëzim dhe shtylla kryesore e shqiptarëve të Maqedonisë. Shqiptarët, BDI, të gjithë qytetarët, rajoni, por edhe komuniteti ndërkombëtar, të gjitha këto kanë më shumë nevojë për Ali Ahmetin se sa ai për to.

Ndryshe Ali Ahmeti që nga 2002 vazhdon të drejtojë BDI-në ku deri më tani nuk i ka humbur zgjedhjet.