Ai fliste për imperialistët dhe patriotizmin e Partisë së Punës. Ndërkaq Ali Ahmeti akoma po flet se gjithçka që shkruhet dhe thuhet për ta janë veprime të UDB-së, vetëm veprimet e tij dhe të BDI-së janë vlera dhe histori .

A thua beson më kush se gjithçka këto 20 vite, janë histori, vlera dhe vulë e Bdi-së ? Mbase, bota dhe shqiptarët kanë egzistuar thuaja se shumë kohë më parë me kulturë, vlera, patriotizëm dhe me vula besnikërie tjetër fare, se këto “Vlera” që etabloi Bdi-ja këto dy dekada .

Narativi i tillë pinë ujë vetëm në forumet partiake ku disa reshta i mbushin vetëm duartrokitës të dirigjuar që përplasin shuplakat vetëm se po flet i pari i partisë, e jo për ate se çka po thotë në të vërtetë ai .

Kujdes, mos harroni, edhe ata që duartrokasin kuturu mu në atë moment mendja ju shkon te TRAPI i gurroreve dhe b*pamukat !

(q/a)