Në zgjedhjet e ardhshme, BDI-ja i hyn garës me një synim të ri, të fitojë pozitën e kryeministrit të ardhshëm. Këtë e njoftoi kreu i partisë Ali Ahmeti në publikimin për shënimin e 18 vjetorit të partisë.

“Ne e nisëm bashkë këtë rrugëtim para 18 viteve, Bashkë u përballuam me çdo sfidë dhe i besuam njëri tjetrit, Bashkë i përcaktuam dhe i realizuam synimet tona dhe në këtë përvjetor kaq të rëndësishëm për të gjithë ne, le ta përcaktojmë bashkarisht edhe qëllimin tonë të rradhës që në zgjedhjet që pasojnë, të realizojmë synimin për të zgjedhur një personalitet të vlerësuar, të dëshmuar dhe të pranueshëm të cilin ose të cilën do ta përzgjedhim bashkarisht për KRYEMINISTRIN E PARË SHQIPTAR!!!”, ka shkruar Ahmeti.

https://m.facebook.com/AliAhmetiOfficial/photos/a.455072844529255/2996688337034347/?type=3&refsrc=http%3A%2F%2Falsat-m.tv%2Fbdi-ja-synon-kryeministrin-e-pare-shqiptar%2F