Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, partisë shqiptare në pushtet në Maqedoni, Ali Ahmeti, në tubimin e sotëm të Forumit të Gruas të BDI-së në Tetovë ka folur për rolin e gruas dhe nënës shqiptare.

“Është momenti kur ju duhet të dëgjoni ndjesi që kanë vëllezërit dhe bijtë e juaj për nënën dhe motrën që janë të shenjta. Lutja e nënës pranohet tek Zoti, mallkimi i nënës pranohet tek Zoti…Ju jeni të shenjta, në çdo kohë kam apeluar deri tek bashkëveprimtarët e mi të avancojmë nënë shqiptare, të organizohet nëna shqiptare, sepse është faktor i rëndësishëm brenda shoqërisë. Sa më e avancuar aq më e rëndësishme bëhet nëna. Prandaj thirrjet i kam bë, sa më shumë organizim, mobizilim të nënës shqiptare”, ka thënë Ahmeti