Pas vendimit të presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanovit lidhur me vendimin e tij faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur akt-akuzë ose janë në burg, në një lidhje të drejtpërdrejt me TV Alsat-M, reagoi edhe Lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Ai tha se vendimi i Ivanovit është i ngutshëm dhe se ky vendim nuk do të zgjidh krizën politike, ndërsa sipas tij zgjedhja e krizës janë vetëm zgjedhjet e 5 qershorit.

“Mendoj që vendimi i zotit Ivanov është një vendim i ngutshëm i pamenduar fare, dhe si një vendim i tillë nga një i ashtuquajtur president jolegjitim nuk ka legjitimitet, nuk mendoj se e ndihmon zgjidhjen e krizës, dhe fare nuk kem biseduar si katër parti politikë që kemi arrit marrëveshjen e Shkupit. Unë nuk mendoj që marrëveshja e Shkupit duhet të rrënohet, dhe këtë marrëveshje duhet ta respektojnë të gjitha palët nënshkruese gjithashtu edhe palët ndërmjetësuese të komunitetit ndërkombëtar”, ka deklaruar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti,