Ali Ahmeti është thumbuar sërish me kryetarin e VMRO-DPMNE’së, Hristjan Mickoski, për luftën e 2001’ës.

Derisa Ahmeti tha se Mickoski ka nxjerrë vetëm një foto me kallash në Facebook nga lufta e 2001’ës, shtoi se kryetari i VMRO-DPMNE’së përveç asaj fotoje nuk ka gjë tjetër, ndërsa tha për vetë se ka një marrëvehsje të firmosur nga NATO, SHBA dhe BE.

“Del Mickoski dhe thotë Ali Ahmeti ka humb luftën. Po çfarë lufte ka humbur Ali Ahmeti? Me marrëveshje ndërkombëtare të garantuar, të nënshkruar nga NATO, Amerika dhe Evropa”, tha Ahmeti në një tubim në Zhelinë të Tetovës.

“Dhe unë nuk shkova në Hagë, sepse lufta ime ishte e drejtë”, shtoi Ali Ahmeti.

“Dhe po më del me kallash po më përgjigjet mua. Pse i thash unë, me që e ka marrë si ofenduese se unë nuk i thash televizor po “televizi” si pleqtë e plakat që I thonë, e ka parë luftën. Po vërtetë ashtu e ka parë, se veç një fotografi nxjerri me kallash e tjetër nuk ka. Po unë kam marrëveshje ndërkombëtare të nënshkruar”, tha Ahmeti.