Ne një intervistë ekskluzive për RTK me rastin e 11 vjetorit te pavarësisë, Kryetari i BDI-s Ali Ahmeti ka bërë retrospektivë të rrugës drejt pavarësisë, duke përmendur shumë bashkëveprimtarë të tij të cilët kanë qenë një brez që i kanë dhënë frymë dhe jetë asaj që më vonë do të quhet Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Gjatë intervistës , në pyetjen e gazetarit se a duhet të hiqet taksa e vendosur, Ahmeti u shpreh se personalisht mendon se rrugë dalje nga kjo situatë ka me çka përkohësisht të bëhet pezullimi i taksës.

“Çdo vonesë në bisedimet përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë mund të shkaktoj problem jo vetëm në mes këtyre dy shteteve por edhe në rajon e më gjerë.

Kështu që i gjithë angazhimi duhet të shkojë në drejtim të forcimit të paqes, stabilitetit, sigurisë me çka si një tërësi e vetme të anëtarësohemi në NATO dhe Bashkimin Evropian,” u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.