Lideri i Bashkimit Demokratik për Intergim (BDI), Ali Ahmeti sot në ora 14 sërish do ti bledhë të gjitha “kokat” e integristëve në selinë blu, mëson Zhurnal nga burime partiake.

“Nesër të gjithë ministrat dhe të gjithë funksionarët tjerë të BDI-së në pushtetin ekzekutiv, grupi parlamentar, anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e degëve do të raportojnë para kryetarin Ali Ahmeti. Në këtë mbledhje do të vazhdohet puna e mbledhjes paraprake, dhe ministrat dhe funksionarët tjerë do të raportojnë për punën e deritanishme në pushtetin eksekutiv. Po ashtu do të vlerësohet si një akt tepër i madh dhe moral dorëheqja e ministrit të drejtësisë Bilen Saliji. Do të diskutohen edhe shumë tema aktuale politike, çështja e emrit, ligji i gjuhës dhe komisioni i Venedeikut, rasti Almirit vogël etj.,”, thonë për Zhurnal, burime partiake pranë BDI-së.

Zhurnal mëson se në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për rikostruimin e mundëshëm të Qeverisë, e cila sipas informacionave të Zhurnal do të ndodhë ka fundi i këtij muaj apo fillimit të muajt prill.