BDI-ja zhvilloi sonte tubimin qendror në Strugë, duke shfaqur dukshëm një pozitë ndryshe të këtij subjekti në Strugë në krahasim me herët e kaluara. Pas  takimit jo të kënaqshëm me rininë strugane, ku u detyrua të mbush sallën me studentë të ardhur nga Turqia,  një tubim pa entuziast u pa edhe në pallatinn e kulturës në Strugë.

Edhe kësaj radhe Ali Ahmeti u koncentrua tek komuna e Strugës duke i kushtuar më shumë vëmendje zgjedhjeve lokale pas 5 muajve të cilat sic duket tashmë e ka për detyrim tja jape ish krryetarit Ramiz Merko i cili e menaxhoi për tetë vjetë. Ahmeti tha se duhet të angazhohen fuqishëm për ta rikthyer nën menaxhim të BDI-së komunen e Struges.

“Këtu nuk mbaron lufta jonë, kjo është betejë, lufta do zhvillohet sepse komuna e Strugës natyrshëm i takon BDI-së, prandaj të mobilizohemi dhe ti bashkojmë forcat për zgjedhjet vendore që do të mbahen pas pesë muajve” tha Ali Ahmeti.

Ali Ahmeti gjatë fjalimit të tij sot në Strugë, pranoi se partitë e vogla mund ta dëmtojnë shumë , ai tha se votat duhet të bashkohen dhe ju bëri apel simpatizantëve të tij që të punojnë në këtë drejtim duke ju apeluar miqve të tyre që ti bashkohen këtij subjekti.

“Ne fitoren e kemi të sigurtë, por kjo nuk më gëzon nëse humbim mandate deputetsh. Sado parti të vogla që janë, mirëpo dëmi mund të bëhet i madh” tha Ali Ahmeti.

Kryetari i BDI-së theksoi se Llabunishta e ka merituar kandidaturën e Agim Shaqirit duke kujtuar edhe njëherë vizitën që disa pleq nga Llabunishti ja kanë bërë atij në vitin 2001.