Në emisionin Click Plus të TV21, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti është pyetur edhe për marrëdhëniet me Hristijan Mickovskin e VMRO DPMNE-së

Ahmeti pa dashje ka treguar per takimet e tija me Hristijan Mickovskin e VMRO–së, jashtë syve të publikut..

“E kam takuar Hristijanin pas komenteve të Zekirit që LSDM do të del me kandidat të vetin dhe sipas tij, gjoja  Mickovski e ka njoftuar që  Ziadin Sela, poashtu   do të del me kandidat të vetin  për president”.

Mickovski na inkurajoi edhe neve që të dalim me kandidat në mënyrë që maqedonasit të maten midis vete, por ne nuk e bëmë këtë.”

“Unë aty ndëgjova që z. Sela do të del me kandidat të vetin. Kjo ndodhi pas provokimeve të Zekirit nga LSDM kur tha që partia e tij do të del me kandidat partiak.” ka shtuar Ahmeti./fol.mk