Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, pas takimit me Ministrin e Jashtëm Grek Nikos Kotzias është pyetur nga gazetarët për hetimet e nisura nga prokuroria speciale për rastin e regjistrimit të ndërprerë të popullësisë në mars të vitit 2011.
“Ajo është një vendim i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë dhe unë jam adresë e gabuar.” tha Ahmeti shkurt.

Ditë më parë, prokoruria speciale publike ka hapur një procedurë hetimore ndaj ish partnerëve të koalicionit në vitin 2011.