Shkruan Ejup Berisha

 

Kryetari I BDI-së Ali Ahmeti qenka bërë Stevo Karapanxho sepse para dy ditëve ai e reklamoi Vegetën. Çka është Vegeta ajo është kripë e përbërë me erëza të thata e cila u hidhet ushqimeve dhe ato i bën më të shijshme. Stevo Karapanxho për ata që nuk e njohin ishte një nga kuzhinierët më të njohur jo vetëm në Kroaci por edhe më gjërë në trojet e Ish Jugosllavisë ky ishte shumë i njohur edhe te ne. Shkurt dhe qartë thënë Stevo ishte një kolegë i mjeshtrit të guzhinës Nexhmedinit i cili ka kohë që përgatit meny të ndryshme ushqimore në Tv Shenja të Shkupit. Dhe meqë Stevo nuk e ka reklamuar gjatë kohë Vegetën pas më shumë se 40 vitesh Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti i bëri një reklamë Vegetës ndoshta jo këndshëm dhe me shije siç ia bënte këtij produkti Stevo Karapanxho por Ahmeti u dëgjua duke i thënë një gazetari të një mediumi shqiptar në RMV Qenke i Vegetosur. Athua e tha rastësisht apo ky veprim i Ali Ahmetit ishte i qëllimshëm në marrëveshje me Fabrikën Takovo e cila e prodhon Vegetën me seli në Kroaci nuk e dimë por megjithatë me dashje apo pa dashje Kryetari i BDI-së i bëri një reklamë Vegetës e cila si produkt shtojcë në gjellëra siç thashë atyre u jep një shije të këndëshme dhe të mrekullueshme. Për dallim nga kripa kroate me erëza të shijshme, kripa e Partisë së Ali Ahmetit nuk është aspak e shijshme bile në disa raste është edhe mjaft e hidhur në Guzhinën politike të kësaj partie për shqiptarët e cila deri tani i ka ushqyer ata të RMV-së qe 18 vite. Derisa siç thashë Vegeta u jep shije shumë të këndëshme BDI-geta e Ali Ahmetit i ka prishur shumë shijet e ushqimeve të gatuara në guzhinën politike të kësaj partie me meny të papërshtatshme dhe joadekuate. Menyja e BDI-së gjat këtyre 18 vitesh funkcionimi të guzhinës politike të kësaj partie më shumë i ka lënë pa ushqyer shqiptarët sesa që i ka ngopur ata me ushqime. Prandaj nëse Ali Ahmeti ka dështuar në guzhinën politike shqiptare nuk e di se si Fabrika Takovo ia ka besuar këtij guzhinieri të dështuar politik reklamën për brendin e saj Vegetën. Sipas ekspertëve të marketingut Roli i reklamës është që ta rris rejtingun e me këtë edhe shitjen e produktit e jo ta zvogëloj rejtingun por edhe shitjen e produktit të ofruar në treg. Tani e tutje nuk është çudi se shitja e Vegetës në trojet shqiptare do të ulet dukshëm meqë shumica e shqiptarëve në RMV janë të pakënaqur por edhe të dëshpëruar nga mënyja e guzhinës politike të BDI-së. Prandaj shqiptarët e këtushëm në zgjedhjet e ardhëshme duhet të zgjedhin një guzhinier politik më të shkathët më të aftë, më besnik dhe më të sinçertë i cili kur shqiptarëve tu thotë se do tu përgatisë dhe në tryezë do tu servoj liri dhe barazi vërtetë në tavolinën e ushqimeve tu servohet Liri dhe Barazi e jo pabarazi dhe nënshtrim. Apo nëse në meny ai propozon gjuhë shqipe të zyrtarizuar atëher vërtetë në pjata para tyre shqiptarët të kenë gjuhë shqipe zyrtare me bollëk. Apo nëse premtohet përfaqsim i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve si ushqim atëher produkti final i kësaj menyje ushqimore të jetë përfaqsim i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve nëpër institucione shtetërore dhe publike me profesionist të aftë dhe të shkathët e jo të mbushen tryezat e institucioneve me analfabet dhe me njerëz të pa-aftë. Prandaj Ali Ahmeti nëse nuk ka shkathtësi të duhura në politikë nuk e di nga e ka marrë besimin që në mënyrë kaq jo të shkathët ta reklamoj produktin e brenduar Vegeta.