Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në një prononcim për gazetën LAJM, ka thënë se tragjedia që ndodhi në spitalin moduar të Tetovës është dhimbje e madhe për të gjithë qytetarët e vendit dhe në veçanti për familjarët e viktimave.

“Është dhimbje e madhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është dhimbje e madhe për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre dhe e tërë përpjekja bëhet të zbardhet e vërteta. Në ndihmë për të vërtetën na kanë ardhur edhe nga vendet e Evropës Perendimore, si nga Gjermania, NATO dhe SHBA. Opinioni pret që të dijë të vërtetën dhe familjet dhe familjet të dijnë të vërtetën”, tha Ahmeti.