Ngjashmëri të mëdha mes pritjes së kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti në Kumanovë dhe kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq në Srebrenicë.

Vuçiq, më 11 korrik është dëbuar nga ceremonia për shënimin e 20 vjetorit të masakrës së Srebrenicës nga një turmë të cilët hodhën gurë e shishe në drejtim të tij.

Katër muaj më vonë, më 13 nëntor, fatin e njëjtë e pësoi edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, i cili u gjuajt në Kumanovë.

Dallimi i vetëm është se shefi i kabinetit të kryeministrit serb u tregua më i mençur dhe në asnjë moment nuk deklaroi se Srebrenica me gjuajtjen e gurëve tregoi sa shumë e don Vuçiqin.